Policia kthen prapa rreth 15 vetura me simbole shtetërore e kombëtare në Mitrovicë të Veriut
This article has not been translated into your language and is shown as written.

Policia e Kosovës ka kthyer prapa rreth 15 vetura në Mitrovicë të Veriut, të cilat tentonin të lëviznin në këtë pjesë të qytetit me simbole shtetërore dhe kombëtare. Ky veprim u ndërmor të shtunën, më 12 shtator 2026, në kuadër të një plani operativ të Policisë së Kosovës, në ditën kur në Prishtinë u mbajt “Marshi për Liri” në mbështetje të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lajm
Source: Telegrafi