Kthehu

Një personi në Prishtinë i vidhen dy vetura

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se i janë vjedhur dy vetura. Rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës”, Prishtinë, të martën në ora 16:00. “Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga persona të panjohur i janë vjedhur dy vetura”, thuhet në raport. Njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/

Telegrafi

Burimi: Telegrafi