Vidhet një veturë në Prizren, Policia heton rastin

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Prizren ka raportuar se i është vjedhur vetura. Rasti ka ndodhur të premten. “Prizren / 18.09.2026 – 00:30-07:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se brenda intervalit kohor, personi- persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën me targa vendore”, thuhet në raport. Rasti është duke u hetuar për të cilin është njoftuar edhe prokurori. /Telegra
Burimi: Telegrafi