Lajme
Lajme nga bota e makinave

Përmbytje të rënda në Greqi, gruaja goditet nga rrufeja ndërsa ishte në veturë
16.8.2026 · TelegrafiNjë stuhi e fortë goditi gadishullin grek të Manit në rajonin e Peloponezit, gjatë së cilës një grua u godit nga rrufeja. Gruaja ishte në një makinë në Itilo kur rrufeja goditi automjetin ose afërsinë e tij. Sipas informacionit zyrtar, jeta e gruas nuk është në rrezik dhe gjendja e saj është e qëndrueshme. Për shkak të përmbytjeve jashtëzakonisht të rënda dhe dëmtimeve të rrugëve, ekipet e shpëtim

Genesis synon majat e luksit elektrik, GV90 vjen me 666 kuaj fuqi dhe bateri gjigante
16.8.2026 · TelegrafiGenesis po përgatit modelin më ambicioz në historinë e saj, GV90, një SUV tërësisht elektrik që pritet të pozicionohet në krye të gamës së markës koreane. Sipas të dhënave të publikuara nga raportet dhe dokumentet teknike, GV90 pritet të ketë dy motorë elektrikë me një fuqi të kombinuar prej 666 kuajfuqish dhe sistem me të gjitha rrotat aktive. SUV-i do të jetë rreth 5.3 metra i gjatë, me një hapë
Aksident mes katër automjeteve në Malishevë, vetura delë nga rruga dhe godet një zyrtar policor
16.8.2026 · Lajmi.netNjë aksident mes katër automjeteve ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Një veturë ka dalë nag rruga duke goditur një zyrtar policor, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Po ashtu, edhe katër persona tjerë të lënduar u dërguan për trajtim mjekësor. Lajmin e ka konfimruar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës…

Vetëm 15 të tilla, vetura e bazuar në Porsche 993 që kushton 1.55 milionë dollarë
16.8.2026 · TelegrafiGunther Werks ka zbuluar GXR-Evo, një veturë të bazuar në Porsche 911 të gjeneratës 993, por të transformuar në një veturë ekstremisht të fokusuar te performanca në pistë. Karroceria është ndërtuar pothuajse tërësisht nga fibër karboni, ndërsa modeli përdor një motor 4.0-litërsh me gjashtë cilindra, me 455 kuaj fuqi. Fuqia transmetohet në rrotat e pasme përmes një kambioje manuale me gjashtë shpej

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryebashkiakja: Shëndeti dhe siguria e pushuesve, shqetësimi ynë i parë
16.8.2026 · TelegrafiPas situatës së vështirë të krijuar nga zjarri në Vlorë, kryetarja e Bashkisë, Bruna Mersini së bashku me ekipin e bashkisë, drejtuesin e operatorëve turistikë Vasil Bedini dhe përfaqësuesesit e biznesit zhvilloi një takim për të diskutuar masat dhe reagimin ndaj situatave të tilla. Në një reagim të saj, kryetarja e bashkisë thekson se prioritet mbetet shëndeti dhe siguria e qytetarëve dhe pushues

Supervetura më e fundit speciale e Aston Martin ka një motor V12
16.8.2026 · TelegrafiMotorët V12 të Aston Martin zakonisht luajnë rolin e makinave heroike, më së shumti si automjeti i preferuar me katër rrota i James Bond. Por, duke parë për herë të parë Valen-in e çmendur në selinë e Aston Martin në Q në New York, mendova: "Kjo duket si diçka që një personazh negativ i Bond-it do ta ngiste", transmeton Telegrafi. Ndoshta është ngjyra Satin Andromeda Red (ekskluzive e Q) që ndrysh
Të dielën në autostrada të Kosovës s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë
15.8.2026 · Lajmi.netMinistria e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoi se të dielën (16 gusht) nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit me mbi 20 tonë. “Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme…

Tmerr gjatë udhëtimit, gjarpri del nga kapaku i veturës
15.8.2026 · TelegrafiNjë grua nga Tennessee ka përjetuar një moment të pazakontë gjatë një udhëtimi me makinë, kur një gjarpër i madh doli nga poshtë kapakut të automjetit dhe u shfaq mbi të. Analissa Hensley ishte në makinë me familjen e saj në Lebanon, kur bashkëshorti i saj vuri re gjarprin. Hensley arriti ta filmonte momentin, ndërsa vlerësoi se gjarpri ishte rreth 1.5 metra i gjatë. Familja tentoi të ndalonte në

E pabesueshme çfarë ndodhi në ‘Stamford Bridge’ kur Enzo Fernandez hyri në fushë
15.8.2026 · TelegrafiMorgan Rogers e shënoi golin e tij të parë me fanellën e Chelseat para tifozëve në “Stamford Bridge”, teksa skuadra e Xabi Alonsos e mbylli fazën parasezonale me një fitore 3-1 ndaj Real Sociedadit. Megjithatë, vëmendjen kryesore gjatë ndeshjes e mori Enzo Fernandez. Fernandezit, i cili kishte marrë pushim të zgjatur pas angazhimeve me Kombëtaren në Kupën e Botës, iu bashkua Chelseat në stërvitje

Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti përfundon në kanal, shoferi dërgohet me urgjencë në spital
15.8.2026 · TelegrafiNjë aksident është shënuar këtë mesditë në Rrugën e Kombit, në afërsi të qytetit të Kukësit. Mësohet se një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës. Pas daljes nga rruga, automjeti ka vijuar lëvizjen për rreth 20 metra përgjatë kanalit, përpara se të përplasej me një strukturë betoni. Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit, i cili është transp

Privohen nga liria 12 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit
15.8.2026 · TelegrafiGjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 12 shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”. Prej tyre, shtatë shoferë kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, nga të cilët njëri ishte i mitur, ndërsa njëri nga shoferët ishte nën ndikimin e alkoolit. “Si plotësim, tre shoferë kanë drejtuar aut

"Pse nuk moderon më me Luizin?" - Kiara Tito i jep përgjigjen e prerë ndjekësit
15.8.2026 · TelegrafiKiara Tito ka sqaruar kureshtjen e ndjekësve lidhur me mundësinë që ajo dhe bashkëshorti i saj, Luiz Ejlli, të moderonin së bashku një emision televiziv. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram, moderatorja u pyet: “Pse nuk moderoni së bashku me Luizin një emision?”. Kiara iu përgjigj shkurt, por në mënyrë të qartë: “Po ku ka nevojë për co-host ai”, duke e shoqëruar përgjigjen me emoji