Lajme
Lajme nga bota e makinave
Dy vetura të KEDS-it përfshihen nga zjarri në Podujevë, zjarrfikësit lokalizojnë flakët
10.8.2026 · Lajmi.netDy vetura në pronësi të KEDS-it janë përfshirë nga zjarri në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë. Konfirmimin e ka dhënë komandati i zjarrfikësve për rajonin e Podujevës, Milaim Ajvazi, i cili ka bërë të ditur se nga incidenti nuk ka persona të lënduar. Sipas tij, objekti përreth ka shpëtuar nga zjarri, ndërsa ekipet emergjente kanë…

Tridhjetë autobusët e parë elektrikë pritet të arrijnë në Maqedoni në dhjetor ose janar
10.8.2026 · TelegrafiTridhjetë autobusët e parë elektrikë pritet të arrijnë në vend në dhjetor ose janar, ndërsa furnizimi i gjithsej 150 pritet të përfundojë për një vit e gjysmë. Është parashtruar një ankesë, e cila sot është refuzuar nga Komisioni i shkallës së dytë për ankesa për prokurime publike, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Përfundoi edhe procesi i ankesave, ës

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autostradë
10.8.2026 · Lajmi.netMinistria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ketë kufizime në qarkullim për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Kufizimi do të vlejë vetëm në autostradë, nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta, të cilat sipas parashikimit zyrtar pritet të arrijnë në…

Aksident në mes katër automjeteve në Shkup, shtatë të lënduar
10.8.2026 · TelegrafiMPB njofton se ka ndodhur një aksident i rëndë zinxhirore në mes katër automjeteve pranë "HEC Kozjak", në të cilën janë lënduar shtatë persona. "Më 09.08.2026, në orën 16:00, në SPB Shkup u njoftua se në rrugën rajonale në drejtim të HEC Kozjak, në zonën e fsh. Varvarë, rrethina e Shkupit, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet automjetit të udhëtarëve “Volksvagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtua

Mes spektaklit, kënaqësisë dhe emocioneve mbyllet suksesshëm “Prishtina Tournament” – ‘Mercedes Geti’ fiton trofeun
10.8.2026 · TelegrafiRreth 150 ekipe, qindra futbollistë, ndeshje të zjarrta, emocione pa fund dhe një finale e denjë për një turne madhështor – “Prishtina Tournament” për nëntë ditë e shndërroi sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytetin e futbollit të Kosovës. Nga 1 deri më 9 gusht, sheshi “Zahir Pajaziti” në kryeqytet u shndërrua në një arenë të vërtetë sportive, ku talenti, pasioni, spektakli dhe emocionet u ndërthurë

Aksident mes dy veturave në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë
10.8.2026 · Lajmi.netNjë aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë. Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, në aksident duket se janë përfshirë dy vetura. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Lajmi.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin dhe është në pritje…

Zyrtare: Berat Gjimshiti largohet nga Atalanta, transferohet në Arabinë Saudite
10.8.2026 · TelegrafiBerat Gjimshiti i ka dhënë fund aventurës së tij në Serie A, pas transferimit zyrtar nga Atalanta te Al Diriyah në Arabinë Saudite. Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë është transferuar për shumën e 3 milionë eurove, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij në futbollin saudit. Gjimshiti ishte pjesë e Atalantës prej vitesh, ndërsa gjatë qëndrimit në Bergamo u shndërrua në një nga fi

Totaj nënshkruan marrëveshje me Allianz Foundation dhe Autostrada Biennale për zhvillin e turizmit në Prizren
10.8.2026 · TelegrafiKryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi me Allianz Foundation dhe Autostrada Biennale, në kuadër të vazhdimit të partneritetit për zhvillimin socio-ekonomik përmes turizmit kulturor dhe zgjerimit të hapësirave kulturore. Sipas Komunës së Prizrenit, marrëveshja shënon vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm dhe synon zbatimin e fazës së dytë të proj

Ndahen edhe 14 vetura të reja për Policët e Lagjes
10.8.2026 · TelegrafiPolicia e Kosovës ka ndarë sot 14 vetura të reja hibride për policët e lagjes, me qëllim rritjen e pranisë policore në komunitet dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Sipas Policisë së Kosovës, automjetet e reja do të përdoren për mbulimin e zonave sektoriale në të gjitha drejtoritë rajonale të Policisë së Kosovës, ndërsa një veturë është ndarë edhe për Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore
Policia deklarohet për aksidentin e djeshëm me fatalitet në Ferizaj: Vetura doli nga rruga
10.8.2026 · Lajmi.netPolicia e Kosovës është deklaruar në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi dje në Ferizaj. Si shkak i një vetaksidenti vetura po drejtohej nga një mashkull doli nga rruga. Për pasojë vozitësi ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori./Lajmi.net/

Dy shoferë padisin Mercedesin, pretendojnë se logoja AMG u shkaktoi djegie
10.8.2026 · TelegrafiDy drejtues të automjeteve Mercedes-AMG kanë ngritur një padi kolektive kundër kompanisë, duke pretenduar se kanë pësuar djegie nga logoja metalike AMG e vendosur në ulëset e shoferit. Gabriel Lahijani dhe Karendeep “Karina” Bath pretendojnë se logoja nxehet së tepërmi kur ekspozohet ndaj diellit dhe mund të shkaktojë djegie, sipas dokumenteve të depozituara në një gjykatë në Kaliforni. Paditësit

Arrestohet një person, dëmton dy vetura në Prishtinë
10.8.2026 · TelegrafiNjë person është arrestuar pasi një personi tjetër në pronën e tij me mjet të fortë ia kishte dëmtuar dy vetura. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 15:50, në Prishtinë. Tutje thuhet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Prishtinë / 09.08.2026 – 15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull