Lajme
Lajme nga bota e makinave
Aksident në Sarandë, gjashtë automjete përplasen me njëra-tjetrën
9.8.2026 · Lajmi.netNjë aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr.4 në Sarandë, në rrugën “Ismail Qemali”. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dhe dëmtuar gjashtë automjete, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Nga ky aksident nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende…

Volkswagen në udhëkryq, aksionari kryesor kërkon ndryshime urgjente
9.8.2026 · TelegrafiAksionari më i madh i Volkswagen, Porsche SE, i ka bërë thirrje kompanisë gjermane të ndërmarrë masa të menjëhershme për t’iu përgjigjur konkurrencës në rritje nga prodhuesit kinezë të automjeteve. Porsche dhe familjet Piëch kontrollojnë Volkswagen përmes Porsche SE, e cila zotëron rreth 31.9% të aksioneve të kompanisë. Hans Dieter Pötsch, kryetar i Porsche SE, tha se Volkswagen ndodhet në një “pi

Marcus Rashford shijon pushimet në Saint-Tropez, fotografohet në jaht luksoz me gjashtë gra
9.8.2026 · TelegrafiSulmuesi anglez, Marcus Rashford, po shijon pushimet verore në Saint-Tropez, ku është fotografuar në një jaht luksoz në shoqërinë e të paktën gjashtë grave. Pamjet e futbollistit janë përhapur në rrjetet sociale. Rashford shfaqet i relaksuar dhe larg angazhimeve sportive, duke shfrytëzuar pushimet pas përfundimit të sezonit. Foto: X Dalja e tij në jaht ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave b

Sulmet e Houthive vijnë pasi Arabia Saudite nënshkroi pakt mbrojtjeje me Pakistanin e Turqinë
9.8.2026 · Gazeta ExpressGrupi rebel Huthi, i mbështetur nga Irani, pretendoi sot se kishte shënjestruar forcat e Arabisë Saudite në qytetin jemenas të Mokhas dhe, veçmas, kishte kryer një sulm ndaj një rafinerie të madhe saudite të naftës në bregdetin e Detit të Kuq. Veçanërisht, këto sulme të raportuara vijnë vetëm disa ditë pasi Pakistani dhe Turqia nënshkruan me Arabinë Saudite një pakt të mbrojtjes së ndërsjellë të n

Ndëshkohen dy shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik në Shtime – gjoba deri në 400 euro
9.8.2026 · TelegrafiZyrtarët policorë të stacionit policor në Shtime, gjatë kontrolleve të shtuara në trafik, kanë identifikuar dhe ndëshkuar dy drejtues të automjeteve për kundërvajtje të rënda në trafik. Sipas një njoftimi për media thuhet se kontrollet janë realizuar në rrugën “Skënderbeu”, ku janë evidentuar dy raste. Në rastin e parë bëhet e ditur se F.O. (33 vjeç), shofer i një automjeti VË Caddy, me ngjyrë të
Dy shoferë ndëshkohen rëndë në Shtime për tejkalim në vijë të plotë, gjoba deri në 400 euro dhe tre muaj pa patentë
9.8.2026 · Lajmi.netPolicia ka ndëshkuar dy shoferë në Shtime për kundërvajtje të rënda në trafik, gjatë kontrolleve të shtuara për rritjen e sigurisë rrugore. Sipas Policisë, kontrollet janë zhvilluar në rrugën “Skënderbeu”, ku janë evidentuar dy raste të tejkalimit në vijë të plotë. Shoferi F.O., 33-vjeçar, i cili drejtonte një automjet “VW Caddy”, është ndëshkuar pasi ka…

Fenerbahçe përgatit goditjen për Marcus Rashfordin
9.8.2026 · Gazeta ExpressFenerbahçe po punon për transferimin e Marcus Rashfordit nga Manchester United. Sipas Football Insider, klubi turk mund ta përshpejtojë lëvizjen për sulmuesin anglez pas interesimit të Trabzonsporit për Mohamed Salah. Manchester United është i gatshëm të lejojë largimin e Rashfordit, ndërsa Fenerbahçe beson se ka mundësinë financiare për t’i ofruar 28-vjeçarit një paketë të përshtatshme financiare

Drejtonte automjetin i dehur dhe pa patentë shoferi, privohet nga liria 41 vjeçari nga Shkupi
9.8.2026 · TelegrafiNë rrugën lokale Ilinden-Marinë mbrëmë nëpunës policorë të Njësitit Mobil për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor pranë Sektorit për Çështje Rrugore e kanë privuar nga liria D.V. (41) nga Shkupi, i cili drejtonte automjetin me 2,13 promilë alkool në gjak dhe pa patentë shoferi. “Gjatë kontrollit të realizuar është konstatuar se ai drejtonte automjetin e udhëtarëve “Opel”, me targa të Shkupit, nën ndikim
Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, një këmbësor goditet nga vetura dhe dërgohet në spital
9.8.2026 · Lajmi.netNjë këmbësor është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të shtunën në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj, në fshatin Ramajn. Rasti është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani. Osmani ka bërë të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës 11:37 dhe në të janë përfshirë një automjet…

Volkswagen po përgatit kamionçinën e parë për tregun amerikan
9.8.2026 · TelegrafiVolkswagen mund të jetë duke përgatitur kamionçinën e parë të ndërtuar posaçërisht për tregun amerikan, në kuadër të një strategjie të re për të forcuar pozicionin e saj në SHBA. Sipas një raporti të Reuters, modeli i ri mund të hyjë në prodhim para fundit të kësaj dekade, ndërsa një nga mundësitë është që të prodhohet në fabrikën e Volkswagen në Chattanooga, Tennessee, ku aktualisht ndërtohen SUV

Zjarr në objektin saudit të naftës, Houthit marrin përgjegjësinë
9.8.2026 · TelegrafiRebelët Houthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, thanë se kishin goditur një objekt nafte në bregun e Detit të Kuq të Arabisë Saudite, pasi mbretëria e Gjirit tha se kishte shuar një zjarr në atë vend. Zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Saree, tha se Houthit kishin “arritur të shënjestronin rafinerinë Aramco në Jizan me një dron dhe se sulmi ishte i saktë”, duke shtuar se sulmi ishte nisur në p
Zjarri në Krujë, bashkia jep urdhër për evakuimin e banorëve
8.8.2026 · Lajmi.netAutoritetet kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në zonën e Barabit dhe Llubanit, në Bashkinë Krujë, për shkak të rrezikut nga zjarri. Operacioni po koordinohet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Prefektura e Qarkut Durrës dhe strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Krujë, me mbështetjen e zjarrfikësve, Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.…